Gjilan

Rënia e sistemit të gjendjes civile krijon tollovi në Gjilan, Komuna apelon që të shfrytëzohen e-Kiosqet

Gjilan, 6 mars 2018 – Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se për shkak të rënies së sistemit të gjendjes civile nga e premtja në ora 11:00 e deri sot (e martë) në ora 15:00, është paraqitur tollovi në zyrat e administratës, por pa fajin e Komunës.

Komuna e ka njoftuar me kohë Agjencionin e Regjistrimit Civil, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe funksionimit të sistemit, por të njejtit kanë konfirmuar se kanë probleme të  serverit.

Komuna e udhëhequr nga Lutfi Haziri, apelon të gjithë qytetarët që janë të verifikuar\sistemuar dhe që posedojnë letërnjoftim të Republikës, që t’i kryejnë shërbimet në tre e-Kisoqet të cilat gjenden te hyrja e objektit të administratës, afër qendrës tregtare ETC dhe në e-kioskun në fshatin Cernicë.

Komuna  e Gjilanit do t’i mbaj të informuar qytetarët me kohë për këtë aspekt, duke shpresuar që nga e mërkura të evitohet ky problem i paraqitur, që është përgjegjësi e Agjencionit të Regjistrimit Civil.

You Might Also Like