Gjilan

Bie numri i dënimeve për mosmbajtje të maskës

Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore një javore 09 qershor 2021 deri me 15 qershor 2021 , në të gjitha shtatë komunat e Rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej gjashtë (6) fletë paraqitje për mos respektim të masave anti COVID-19.

Me 15 qershor 2021 Policia e Kosovës (PK) në Gjilan kanë ofruar përkrahje dhe ndihmën e tyre në mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit të qytetarëve të Gjilanit që ka filluar në sallën e sporteve “Bashkim Selishta” përkrahja dhe ndihmë nga ana e Policisë së Kosovës ka vazhduar edhe sot dhe do vazhdoj gjithnjë deri sa të kërkohet ndihma jonë .

Sipas personelit mjekësor vaksinimi është duke shkuar pa asnjë pengesë, edhe sot dhe do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

Personeli mjekësor kanë apeluar që qytetarët ti përgjigjen masovikisht thirrjes për vaksinim në mënyrë që të preventojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

You Might Also Like