Futboll

Ish-reprezentuesi i Bosnjës vjen te Gjilani

Muamer Svraka është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit. Mesfushori 31 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina ka arritur marrëveshje me klubin ‘kuqebardh’ teksa pritet shumë shpejtë të zyrtarizohet si futbollist i kësaj skuadre, raporton ekskluzivisht Gazeta “SHESHI”.

Svarka i cili luan në rolin e mesfushorit të qëndrës, por që di ta bëjë mirë edhe pozitën e mesfushorit të avancuar vjen nga kampionati maltez, përkatësisht nga skuadra Birkirkara FC, me të cilën u paraqit në edicionin e fundit.

Karriera e tij është mjaft e pasur dhe përvoja e tij pritet që ti ndihmojë gjilanasit në objektivat për stinorin pranveror.

Hapat e parë i nisi në skuadrën e Zeljeznicar në Bosnje për të vazhduar më pas te skuadra tjetër boshnjake te Travnik.

Muamer Svraka gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit FCI Levadia

Vitet e arta të karrierës së tij ai i kaloi në futbollin kroat dhe atë polak, ndërkohë që ka luajtur edhe në Iran, Estoni, Sllovaki dhe së fundmi në Matlë.

Svraka është përforcimi i tretë i Gjilanit në afatin kalimtar të janarit, pas ardhjeve të sulmuesve Sebino Plakut dhe Darko Nikaç.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like