Arti pamor

Ekspozitë në 12-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Në kremtimin e 17 shkurtit, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është hapur ekspozita e artit pamor, ku nxënësit – artistë pamorë, nën përkujdesjen e profesoreshës Magbule Xhemaili kanë prezantuar punimet e tyre.

Kësaj radhe me punimet e tyre janë paraqitur nxënësit më të rinj të gjimnazit, ata të klasave të dhjeta, të cilët në punimet e tyre kanë shpalosur botën e tyre artistike, duke sjellë punime që kryekëput janë ndërlidhur me 12- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Aty ka zënë vend Kosova, me ngjyrat e saja të verdhën e të kaltrën, e kuqja dhe e zeza e Shqipërisë, figura e heroit Agim Ramadani, fluturat e pavarësisë, Kosova që mban në zemër Adem Jasharin dhe punime të tjera nga bota imagjinatave e nxënësve pesëmbëdhjetëvjeçarë.

Pashmangshëm, pos profesoreshës Magbule Xhemajli, ndihmën në këtë ekspozitë e dha edhe zëvendësdrejtori dr. Agim Asllani.

 

You Might Also Like