“Luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, por të them të drejtën e kam pritur një skuadër më të fortë siç është ajo e Dritës edhe pse është evidente që kualiteti i tyre është më i madh se i skuadrës tonë. Ishte një ndeshje pa shumë tempo dhe futbollistët ishin të pa motivuar të luanin. Më shumë i ngjasonte si një ndeshje miqësore se jo një ndeshje kampionale. Dy-tre lojtarë po sillen sikur t’i kenë luajtur 20 vite në Superligë dhe kjo është për çdo kritikë. Ne do të luftojmë deri në fund për ta arritur mbijetesën, por këtë qasje duhet ndryshuar”, përfundoi kryetrajneri Keçi.