OPINION

Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Gjilani, nuk kanë votuar kundër marrëveshjes për ndërtimin e impiantit për ujërat e zeza në Gjilan

Arbëresha Kryeyiu – Hyseni

Sa për sqarim të opinionit publik, ne deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Gjilani, nuk kemi votuar kundër marrëveshjes për ndërtimin e impiantit për ujërat e zeza në Gjilan. Deputetët e VETËVENDOSJE! nuk kemi marrë pjesë fare në votim për shmangien procedurale të projektligjeve. Mungesa e votave të Qeverisë që thirren se i kanë 2/3 dhe janë në bashkëqeverisje me Rakiçin, e ka pamundësuar diskutimin dhe hudhjen ne votim të këtyre projektligjeve, që kanë qenë gjithsej 8. Prandaj, kot mundohen ta hutojnë opinionin disa militantë dhe të tjerë që flasin në baza të inateve personale. Ne jemi në Kuvend. Kurdo që ky projektligj të kthehet, ne jemi të gatshëm ta japim kontributin tonë. Ata deputetë që kanë votuar për rrëzimin e Qeverisë në kohë pandemie dhe po të njejtit që kanë votuar për krijimin e një Qeverie në koalicioni me Listën Serbe, kanë më së paku të drejtë të na “shesin” moral politik, për qëndrimet tona në Kuvend. E aq më pak, një gjë të tillë ta bëjnë deputetë që janë për dy e më shumë mandate dhe asnjëherë nuk kanë quar përpara projekte për Gjilanin. Mungesa e trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Gjilanit, është njëri nga problemet tona më të mëdha. Ka vite të tëra që qytetarët ballafaqohen me probleme serioze që shkaktohen si rezultat i mostrajtimit serioz të kësaj cështje. Pavarësisht faktit që është problem që kërkon trajtim të vazhdueshëm deri në arritjen e një zgjidhje, fatkeqësisht heshtet për tu aktualizuar si temë sa herë që gjendemi në prag të fushatave elektorale. Një kthim i shpejtë prapa në kohë, na jep mjaftueshëm argumente, për të vërtetuar këtë që po e them. A po ruhet për tu shfrytëzuar vetëm si temë fushatash, apo po kërkohet vërtetë zgjidhje, janë dy pyetje që nuk e kanë një mes, sepse duket qartazi cila është përgjigjja. Ky mashtrimi i madh që fshihet pas këtij projekti, nisë që nga 2013-ta, atëherë kur kryetari Lutfi Haziri, i pati vënë cmimin prej 16 milionë euro projektit dhe parashikonte që do ta përfundonte për katër vitet e ardhshme. 3 vite më vonë, pra më 2016, po i njejti person për të njejtin projekt, thotë se e ka marrë dritën e gjelbër nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Austrisë, ku zotohet se pjesa më e madhe e projektit do të kryhej atë vit, duke e lënë pjesën përfundimtare për vitin 2017. Por, në vitin 2017 deklarohet se ende po pritet ratifikimi i kredisë për të proceduar tutje me projektin. E meqenëse 2017-ta ka qenë vit elektoral në Gjilan, ka qenë pikërisht cështja e ndërtimit të impiantit, ajo që është përmendur pothuajse gjatë gjithë kohës në tubime elektorale, duke iu premtuar qytetarëve që përfundimisht ky problem do të zgjidhej. Madje njëri nga premtimet më qesharake i asaj kohe, ka qenë ai që kapte koston prej 30 milionë euro, e që thuhej se po bëhej e mundur falë bashkëpunimit të komunës me donatorët nga Bashkimi Evropian. Pati sulme të vazhdueshme ndaj stagnimit të këtij projekti dhe ajo që na u tha vazhdimisht, ishte se po pritej miratimi i kredisë së butë që Komuna po negocionte me Qeverinë e Austrisë. Ndryshe, në seancën e Kuvendit Komunal në Gjilan të mbajtur më 31 janarit të vitit 2019 kryetari Lutfi Haziri thotë kështu: “unë jam tërheqë nga kredia e butë me Qeverinë e Austrisë , për arsye se kam arrit të gjejë mjete financiare pa kredi. E kam shtyrë shumë impiantin e ujërave të zeza dhe kemi pas debate të mëdha se a duhet apo jo të merren kredi. Jam angazhuar maksimalisht në binarin tjetër dhe meqë është bindur Banka Evropiane për Zhvillim dhe Qeveria e Kosovës, atëherë Komuna është fituese e grandit, mjete prej 30 milion €, të cilat nuk kthehen dhe përfshinë rregullimin e gjitha ujërave të zeza dhe impianteve.   Në fillim maj të 2019-ës Lutfi Haziri flet për buxhetimin që i është bërë projektit për impiantin e ujërave të zeza, që kap shumën në vlerë prej 35 milionë eurove. Ndërkohë, po atë muaj, vetëm pak ditë më vonë, në media shohim deklarimin zyrtar të tij për arritjen e marrëveshjes për ndërtimin e impiantit për ujërat e zeza, marrëveshje kjo e nënshkruar nga kryetari Lutfi Haziri, drejtori i bankës europiane për zhvillim në Prishtinë Neil Taylor dhe drejtori i ujësjellësit Hidromorava Muhamet Suliqi dhe që kap shumën në vlerë prej 26 milionë euro.   Dmth nisë qysh në 2013, fillimisht me vlerën prej 16 milionë eurosh. Vazhdon për vite radhazi, herë 35 milionë, herë 30 milionë e herë 26 milionë. Premtime gjithandej, realizime askund. Për 7 vjetë, s’ka pas as interesim dhe as gatishmëri që këtij problemi kaq të madh ti bëhej zgjidhje një herë e përgjithmonë dhe që ky projekt “fantom” të jetësohej. Dhe jo se nuk ka qenë e pamundur. Por, thjeshtë ka munguar vullneti. Në Kuvendin Komunal të Gjilanit ka kaluar edhe përcaktimi i lokacionit ku do të ndërtohej ky impiant, por nuk ka përfunduar procesi i shpronësimit, që është hapi tjetër mjaft i rëndësishëm, pa përmbushjen e së cilit, projekti nuk mund të ec përpara. Shpronësimi i këtyre tokave, Komunës së Gjilanit do ti kushtojë 2 milionë euro, për cfarë kjo e fundit wshtw zotuar se do ta kryej vet. Para dy ditësh, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për rishqyrtimin e buxhetit, ku nuk është përfshirë kjo pikë fare. Cfarë na lë të nënkuptojmë që do të jetë shumë e vështirë për Komunën, për të mos thënë e pamundur,wshtw që të arrijë tw fusë në buxhet 2 milionë euro për shpronësim, për këtë vit. Rrjedhimisht, kjo na dërgon tek një tjetër zvarritje e këtij projekti. Prandaj, njejtë sikurse edhe cdo herë tjetër, edhe kësaj here Komuna e Gjilanit nuk u tregua aspak serioze me qasjen ndaj projektit për ndërtimin e impiantit. Sepse përderisa niveli qendror po ecën përpara me projektin, Komuna nuk është askund gati. Pa shpronësime nuk ka projekt. Shpronësime nuk mund të ketë pa i pasur mjetet financiare. Mjete financiare nuk ka sepse ka ndodhur madje edhe rishikimi i buxhetit komunal dhe kjo nuk është përfshirë askund. Prandaj, të dashur qytetarë të Gjilanit, duket që edhe kësaj here po mashtrohemi nga i njejti person për të njejtën temë, por cka është me e keqja, duket se as  këtë vit nuk do ta zgjidhim problemin tonë të kahmotshëm me ujërat e zeza

You Might Also Like