Futboll

Liridon Leci largohet nga Drita

Mbrojtësi me shumë përvojë në futbollin e Kosovës, Liridon Leci, përfundimisht nuk do jetë pjesë e Dritës në Gjilanit në edicionin e ardhshëm.

“Timonieri” i kampionit të ri të Kosovës, Ardian Nuhiu, e konfirmon lajmin në një intervistë për “Zerin”.

Lecit i skadon kontrata në këtë muaj dhe nuk do t’i vazhdohet nga klubi “bardhekaltër”.

Ai e ka vlerësuar në maksimum Lecin.

“Liridon Lecin e falënderojmë për kontributinn e dhënë te Drita. Ai është një ndër më meritorët më sukseset e arritura në këtë edicion, por nuk do të jetë pjesë e jona tash e tutje”, ka thënë trajneri nga Shkupi, Ardian Nuhiu.

Nuhiu dhe Leci e patën një keqkuptim para ndeshjen Llapi – Drita.

Ai u suspendua nga klubi për afat të pacaktuar.

Ndryshe, Liridon Leci është një ndër futbollistët më cilësor që aktivohet në futbollin e Kosovës.

Leci edhe dy vite më e parë e fitoi titullin kampion me Dritën.

Image
Ai ka bërë karrierë edhe në Shqipëri e Suedi ndërkohë që ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës.

You Might Also Like