Futboll

FC Drita kampione për grupmoshat U13, U15 dhe U17 në Ligën Rajonale të Futbollit të Gjilanit

Sot, në qendrën stërvitore të klubit FC DRITA ishte ditë feste për grupmoshat U13, U15 dhe U17, të cilët u shpallën kampion në Ligën Rajonale të Futbollit të Gjilanit.
Në një ceremoni solemne u bë shpërndarja e medaljeve dhe Kupave, ndërsa klubi ynë FC DRITA përgëzon stafin e shkollës për punën e mrekullueshme përgjatë gjithë edicionit garues.
FC DRITA ju dëshiron djelmoshave tanë shumë suksese në karrierën e gjatë dhe shkollës suksese në vazhdimësi.

You Might Also Like