Futboll

Edhe një largim nga Gjilani

Pas portierit Kenan Haxhihamza vije edhe një largim nga Gjilani. Mesfushori Salih Kosumi ka ndarë rrugët me ekipin bardh e kuq nga Gjilani, por pa bërë me dije se cili është destinacioni i tij i ardhshëm. Në një postim të tijin në facebook, Salih Kosumi ka shkruar:

Lamtumirë Sc Gjilani, lamtumirë Skiftera?
Me dinjitet dhe kënaqësi e kam djersitur ndërresen e klubit Sc Gjilani.
Pas 7 viteve të kaluara me ngjyrat kuq e bardhë , vjen momenti i ndarjes time nga ky klub.
Pas shumë sakrificave, gëzimeve e hidhërimeve , së bashku arritëm që klubin ta dërgojmë në arenën ndërkombëtare, aty ku edhe e ka vendin, kjo është meritë e gjithësecilit që ka qenë pjesë e ngjyrave kuq e bardhë .
Dua ta falëmnderoj presidentin Florim Zuka për korrektësi si dhe drejtorin ekzekutiv Sevdail Robelli, ndihmës trajnerët me të cilët ishim edhe bashkëlojtar si dhe bashkëlojtarët e më hershem dhe të tanishem, dhe në veqanti SKIFTERAT të cilët kanë qenë çdo herë pjesë e pandashme e jona dhe kemi qenë gjithmonë një familje, gjithmonë do të jenë në kujtesen time ?
Nga sot jam lojtar i lirë dhe i gatshëm për një fillim të ri në një ambient tjetër.

You Might Also Like