Futboll

Dritës i shtyhen dy ndeshjet e para në Superligë

Drita nuk do të luajë në dy xhirot e para në Superligën e Kosoës, pasi që duhet të bëhet gati për ndeshjen ndaj Legia Varshavës në kuadër të Ligës së Evropës.

Kampioni i Kosovës kishte bërë kërkesë që ndeshjet e para t’i shtyhen, gjë që është aprovuar nga Komisioni i Garave.

“Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e FC Drita që ndeshjen e javës së parë kundër Llapit dhe ndeshjen e javës së dytë kundër Trepçës’89 t’i shtyjë për më vonë për shkak të pjesëmarrjes në garat e Ligës së Evropës”, thuhet në njoftim.

Klubi i Dritës ka filluar t’i merr menjëherë masat e duhura për këtë ndeshje të rëndësishme ndaj Legias.

Në këtë rund, “bardhekaltërit” do kenë mision të vështirë, pasi që do të ballafaqohet me 14 herë kampionin e Polonisë, Legia Varshava.

Pikërisht për këtë duel, klubi gjilanas ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, derisa janë zhvendosur në bregdetin e Durrësit për t’u karantinuar.

You Might Also Like