Kamenicë

Karaçeva letër institucioneve, nuk kemi tokë për të falur

Këshilli i fshatit Karaçevë, i komunës së Dardanës sërish i ka dërguar letër institucioneve të Republikës së Kosovës, duke kërkuar që këto institucione të kenë parasysh brezin kufitar.

Në letër është thënë se Karaçeva nuk ka tokë për t’ia falë askujt dhe se të gjitha institucionet e Kosovës që marrin pjesë në bisedimet Kosovë – Serbi të trajtojnë si duhet problemin e brezit kufitar. Këtë letër të hapur ata ia kanë drejtuar presidencës, kryetares së kuvendit dhe kryeministrisë dhe ajo është e nënshkruar nga kryetari i Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme, Selver Lenjani.

You Might Also Like