Kamenicë

Të vendoset  pllaka në vendin ku u pajtuan gjaqet në Karaçevë të  Poshtme

Bashkësia Lokale e fshatit Karaçevë e Poshtme i ka dërguar një kërkesë kryetarit të komunës, Kadri Rahimaj, nënkryetarit, Faton Jakupi, drejtorit të  Shërbimeve Publike, Zotrim Kastrati dhe të gjithë delegatëve të Komunës së Kamenicës nga të cilët ka kërkuar vendosjen e pllakës përkujtimore për pajtimin e gjaqeve në brez kufitar në Karaçevë e Poshtme te Fusha e Pajtimit(fusha e Metës). Në këtë pajtim të gjaqeve morën pjesë mbi 150 000 mijë të pranishëm, ku u falën mbi 100 gjaqe e ngatërresa. Siç thekson Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale, kjo iniciativë u mor nga studentët e Pejës dhe në krye me Anton Çettën, me Dom Lush Gjergjin, Zekirija Canaj dhe shumë veprimtarë të tjerë anë e mbanë Kosovës. Aty kishte edhe veprimtarë të Komunës së Kamenicës ndër ta Isa Morina, Nazim Maliqi dhe shumë veprimtarë të Komunës ishte Shaip Surdulli, Sevdai Thaçi, Zeqir Fazliu dhe shumë veprimtarë të gjallë të Komunës së Kamenicës. Mbesim me shpresë bashkësia lokale Karaçevë e Poshtme që kjo kërkesë të realizohet nga Komuna e Kamenicës, sepse është veprim kombëtar dhe historik.

You Might Also Like