LAJME

PDK: Ja kush po e shkatërron “Eco-Higjienën”

Interesat individuale të zyrtarëve Komunal, shkatrruan EcoHigjienën. Interesat biznesore, familjare dhe klanore të pushtetit në Komunën e Gjilanit, kanë degraduar çdo institucion komunal e veqanarisht kompaninë EcoHigjiena.

Problemet e Kompanisë EcoHigjiena nuk janë vetem ato që po shfaqen në publik por, edhe ferkimet dhe interesat individuale të kësaj qeverisje kanë bërë të degradojnë kompaninë dhe të zhvatin atë përmes klaneve të tyre dhe në bashkpunim me partnerin privat, vetëm e vetëm për realizimin e qëllimeve të tyre. Të gjithë zyrtarët komunal janë vërsulur për rehatimin e familjarëve, bizneseve dhe interesave të ngushta të tyre, duke filluar nga Kryesuesja e Kuvendit Komunal Valentina Bunjaku, në punsimin e vllaut të saj dhe nipin por, edhe interesin biznesor- furnizim me goma të automjeteve për kompanninë nga biznesi I burrit të saj (kompania “Universal”). Edhe Avdyl Aliu, shefi I grupit të këshilltarëve të LDK në KK, e ka lëshuar tokën me qira për shfrytezim nga kjo Kompani me përfitime në baza mujore nga 660 euro. As Ish drejtori zhvillimit ekonomik Ismajl Jonuzi, nuk ka mbete pa përfituar në Eco-Hixhienë, me ç’rast ka derguar mbesën e tij në praktikë, me page, për ti kryer favore në Gjykatë partnerit privat përmes vllait të tijë. Ndërsa Alban Qerimi, duke shfrytëzuar pozitën e tijë si Menagjer i ATK në GJilan, punësoi dhëndrrin e tijë duke shpërfillur të gjitha procedurat, ku 4 ditë pas shkarkimit të drejtorit, ai ia nenshkruan kontratën e punës, sigurisht për favorizime nga ky institucion.

Të gjitha këto, tregojnë më së miri interesin e zyrtarëve komunal ndaj kësaj kompanie, duke shfrytezuar situaten e brisht në këtë kompani dhe pa fare interes për të zgjidhur problemet në të mire te puntorëve dhe Kompanisë.

Tani, në Eco-Higjienë, rrezikohen afër 20 punëtorë që të mbesin pa punë dhe, sigurisht ky pastrim po bëhet për të realizuar punësimet familjare.

Tash më qytetarët e Gjilanit e kanë kuptuar këtë nomenklaturë qeverisëse mafioze, të klaneve dhe kanë kuptuar mjaft mire që, ky pushtet sa më parë të largohet aq më mirë për qytetarët e Gjilanit.

Ne nuk do të ndalemi të shpërfaqim në opinionin të këqijat që po ua sjell qytetarëve kjo qeverisje Komunale.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik

You Might Also Like