Ardijan Nuhiu, kryetrajner i Dritës, ka disa ndeshje që i ka fituar në fund të ndeshjes. Ai në mënyrë të tillë fitoi edhe ndaj Feroniklit nëpërmjet Festim Alidemës në minutën 95.
Nuhiu sidomos i është gëzuar golit të sulmuesit pozharanas, që ishte goli i parë i tij që prej se është kthyer në Dritë.
“Ne luajtëm asisoj që të rrezikojmë nëpërmjet kundërsulmit dhe patëm disa raste të mira, por pa shënuar. Me gëzon fakti që shënoi Festim Alidema, që po vuante tash e sa kohë për golin”, tha Ardijan Nuhiu, i kënaqur me rezultatin e arritur, i cili e kthen Dritën në kreun e tabelës.