Me 39 vota për, 0 kundër, 0 abstenime, është aprovuar statuti dhe struktura udhëheqëse e Shoqatës së Informatikës:
Ridvan Bunjaku – kryetar, Albulena Maloku – sekretare, Arbnor Halili dhe Astrit Desku – auditorë
Këshilli drejtues: Astrit Desku – kryetar, Arbnor Halili, Drilon Jahiri, Milot Gashi dhe Ylber Veliu
Shoqata do të ndjekë qëllimet e mëposhtme:
- Ngritja dhe avancimi i kapaciteteve ekzistuese për përfshirjen e informatikës në arsimin në të gjitha nivelet para-universitare në Kosovë.
- Organizimi i ngjarjeve të ndryshme me fëmijë dhe të rinj, sikurse është Ora e Kodit sipas konceptit të Code.org.
- Organizimi i garave të informatikës duke përfshirë programim, matematikë, mekatronikë e të ngjashme
- Organizimi i ngjarjeve duke përfshirë kuadrot akademike dhe industriale nga diaspora për ligjërata, seminare e aktivitete të tjera ku shkëmbehen informata të dobishme e relevante.
- Krijimi i lidhjeve me profesionistë dhe organizata ndërkombëtare informatike përmes kuadrove në diasporë.
- Bashkëpunimi me shoqata të ngjashme në vend, rajon e botë
- Pjesëmarrja në gara të informatikës në rajon e botë
- Zbulimi, edukimi dhe zhvillimi i talenteve të rinj në fushat e informatikës
- Këshillimi i fëmijëve, të rinjve dhe të gjithë personave të interesuar në lidhje me akademinë dhe industrinë informatike
- Kontributi në krijimin dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet industrisë dhe akademisë informatike në vend dhe në rajon
Në ndërkohë do të vazhdojmë me regjistrimin e shoqatës në institucionet përkatëse.
Në ditën e fundit (7 mars) kanë qenë 662 anëtarë në grup. Posti është parë nga mbi 1000 persona (kjo i përfshin anëtarët dhe jo-anëtarët e grupit).
Urime dhe na priftë e mbara!