Gjilan

Haziri: Në Gjilan u investua shumë

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tri vite më parë mori qeverisjen me këtë qytet, ka deklaruar të jetë shumë i kënaqur me punët që janë bërë dhe këtë ai e ka shpalosur edhe në llogarinë e tij në facebook, ku ka deklaruar:

“Sot, tre vjet më parë, e kam marrë mandatin e kryetarit të Gjilanit me veç 3.8 milionë investime për vitin 2014. Në vitin 2017 janë hiç më pak se 29 milionë euro investime, plus Autostrada. Një deputet i PDK-së, gjatë debatit për buxhetin e qeverisë, u ankua se “nuk është Kosova veç Gjilan!”, duke aluduar në orientimet e investimeve të mëdha të qeverisë në Komunën tonë. Bash për këtë punë unë e kam marrë mandatin: që Gjilanit në mënyrë meritore t’ia kthej kujdesin e qeverisë në investime. S’di çka me thanë, pos që jam fort krenar për këto të arritura. Vazhdojmë me punë t’hajrit! Lut Emrush Haziri.”

You Might Also Like