Në qendër të Gjilanit po vazhdojnë punimet në rregullimin e Bulevardit të Qytetit, ndërkohë që radhët e gjata të automjeteve janë shtuar.
Ditë më parë ishte paralajmëruar se do të mbyllet segmenti rrugor nga rreth rrotullimi afër Hotelit Kristal, deri te rreth rrotullimi përballë Teatrit të Qytetit. Të gjitha automjetet motorike duhet të ndërrojnë kahe për të lëvizur, sikurse edhe qytetarët duhet lëvizur tjetërkah, ngase kjo pjesë është mbyllur me taraba.

Kjo gjendje do të jetë për një kohë kësisoj, ngase aty po punohet, derisa radhët e automjeteve janë shtuar, aq më tepër që tani në Gjilan janë kthyer një pjesë e mërgimtarëve. /kryelajmi.com/.



