Gjilan

Në vend të reagimit: Raporti i Auditimit për vitin 2020, më i miri për Gjilanin që prej pas luftës

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020, për Komunën e Gjilanit, pasqyron gjendjen reale dhe të vërtetë të pasqyrave financiare vjetore, që do të thotë se çështjet financiare janë udhëhequr mirë dhe në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik, duke ju referuar opinionit të pamodifikuar, i cili opinion është më i miri sipas

Standardeve Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit.

Kjo shihet në faqen tre të raportit në fjalë për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2020.

Është viti i dytë që radhazi që Komuna e Gjilanit merr një opinion të tillë. Po ashtu, kemi edhe rënie të të gjeturave dhe shumica prej tyre janë të përsëritura, të tejkaluara dhe të zbatueshme.

Në këto të gjetura të përsëritura, ka pasur ndikim edhe pandemia COVID-19, për shkak se Administrata Komunale ka punuar me staf të reduktuar duke ndikuar edhe në këto procese.

Sa për informim të opinionit, duke u ndalur te e gjetura keq klasifikimi (shpenzimet e varrimit) është si pasojë se nga viti 2012 me vendimin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, këto shpenzime janë paguar nga mallrat dhe shërbimet, ndërsa rekomandimi është dhënë të paguhet nga subvencionet. Nga viti 2021, kemi filluar ta zbatojmë rekomandimin në fjalë.

Shpenzimet e varrimit, pa marr parasysh se prej cilës kategori janë paguar, qëllimin e kanë pasur të njëjtë, që t’i dilet në ndihmë familjeve në momentet më të vështira.

Të gjitha të gjeturat e tjera të përsëritura janë fazën e zbatueshmërisë së tyre.

Konkluzioni, për fund, është se raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020, është më i miri për Komunën e Gjilanit që prej pas luftës.

You Might Also Like