Naser Korça, drejtor për Shërbime Publike në Gjilan, ka theksuar se e gjithë Malësia e Karadakut mbi Zhegër është e debllokuar nga bora.
“Shpresoj të mos ketë pasur raste urgjente dhe besoj qe ia kemi dalë me sukses dhe kemi arritur me kohë tek secila familje”, ka thënë Naser Korça, i cili ka shtuar se do të vazhdojnë me përkushtim edhe më të madh për të punuar për mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Gjilanit.