Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej
48 orëve. Njëri është ndaluar për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, ndërsa, tjetri për veprën penale ‘’Organizimi i skemave
piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për
shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.