Nga 01 deri më 03 nëntor, në Mitrovicë do të mbahet Kampionati Individual i Kosovës në Boks, garë në të cilën pritet që të marrin pjesë boksierët më të mirë kosovarë.
Në këtë ngjarje të madhe të sportit bujar, do të marrë pjesë edhe Klubi i Boksit Drita nga Gjilani, i cili do të garojë me shtatë boksierë në kategori të ndryshme.
Ata po përgatiten nën urdhrat e trajnerëve Musli Zymberi dhe Nazim Halili dhe falë punës së tyre ata presin që të vjelin ndonjë medalje nga kjo garë e madhe.
Në profilin e tij në facebook, trajneri Nazim Halili ka shkruar:
“Presim prezantim dinjitoz të boksierëve tanë edhe këtë vit dhe shpresojmë të fitojmë në disa kategori medalje!”, ka shkruar Halili.
Kryelajmi.com