Pas ndeshjes, trajneri Arsim Thaqi ka pasur disa vërejtje për trajnerin Genc Nuza dhe cilësoi Malishevën si skuadër me të ardhme të ndritur, shkruan Sheshi.info
“Unë mendoj se në pjesën e dytë e merituam fitoren. E kishim të vetëdijshëm se kë kishim kundër, një ekip që nuk i duhet shumë për të të dënuar”.
“Jemi një ekip e papërvojë, jemi duke punuar çdo herë e më shumë. Nuk dua ta komentoj punën e gjyqtarit, që realisht e them se dy ndeshje që ka referu ai në këtë sezon ka qenë shumë i dobët”.
“Sezonin e kaluar në Ligën e Parë nuk kam pasur asnjëherë probleme. Më kanë ardhë shumë mendime në këtë ndeshje rreth punës së referimit”.
“Normal që jemi të kënaqur me skuadrën, por normalisht ekipet e këtij lloji sikurse ne dënohen nga gjyqtarët, por sido që të jetë dikush tjetër i vlerëson këta. E ardhmja e Malishevës do të jetë shumë e ndritme”, është shprehur trajneri për Art Sport.