Në shpatijet e fshatit Stanishor ishin mbledhur rreth 3000 shikues për të përcjell garën e Edicionit të VIII-të, të Motoçiklizmit “Enduro Race 2021”, i cili përfundoj në mënyrë spektakolare pa asnjë incident.
Nën tingujt e muzikës, shoqërisë dhe pijeve të ndryshme, të cilat i kishë ofruar Klubi i Motoçiklizmit nga Gjilani”MC 06″, motoristët ofruan adrenalinë gjatë gjithë garës duke u përcjellë me duartrokitje nga shikuesit e shumtë.
Çdo gjë ishte e përkryer, pasiqë organizatori i kësaj gare madhështore dhe pjesëtarët e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës në mënyrë profesionale dëshmuan se pa asnjë problem Federata e Motoçiklizmit të Kosovës mund të organizon edhe gara ndërkombëtare.
Njeriu më meritor i gjithë këtij organizimi është drejtori sportiv në Federatën e Motoçiklizmit të Kosovës dhe drejtori i klubit “MC 06”, Alban Beqiri.
Beqiri së bashku me stafin e tij në fund të garave ishte tejet i lumtur për përfundimin e garave.
“Nga zemra e falënderoj çdo garues sot të cilët u paraqitën në këtë garë, ata dhanë provimin e tyre si në garë me rezultatet e tyre por edhe me disiplinën që patën gjatë garës, falënderoj çdo njeri që kontribuoj në mënyra të ndryshme për të arritur këtë sukses, falënderoj çdo shikues pjesëmarrës që me praninë e tyre këtë garë e bën edhe ma madhështore dhe gjithë kjo dëshmon se në pa asnjë problem ne mundemi të organizojmë edhe garë ndërkombëtare”.
Atraktivitetin dhe adrenalinën motoristët e shpallën gjatë tërë garës në mënyrë sportive duke arritur rezultate tejet të mira.
Sipas kategorive të motorizmit u arritën këto rezultate:
Kat, E – Junior class 50cc – 65cc
1. Arjan Dreshaj
2. Erjon Manaj
Kat, E – Junior 85cc – 125cc
1. Erjon Shpati
2. Adonit Islami
3. Shqipron islami
Kat, E 1 125cc 2t – 250cc 4t.
1. Agron Kelmendi
2. Drilon Emini
3. Shaban Gubavci
Kat, E 2 250cc 2t – 450cc 4t.
1. Blerim Aliu
2. Arbenit Beqiraj
3. Valon Zeqiraj
Kat, E 3 – Hobi
1. Kastriot Muqa
2. Eurolind Morina
3. Rehad Haliti
Garuesit më të mirë në fund të garës u dekuruan me medalje e mirënjohje.
Ndërsa, organizatori i kësaj gare ka shpërblyer edhe disa mediume për korrektësinë e tyre me nga një mirënjohje.
Në fund të garës është një shembull i veçantë nga organizatorët, pasi në fund ata pastruan gjithë mbeturinat që ishin mbledhur gjatë garës./rajonipress/