Sporte të tjera

Në Gjilan u mbajt Gara e Motoçiklizmit

Klubi i Motoçiklizmit “MC06”, në edicionin e 10 të garave, që u mbajtë nën patronatin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, ka dhuruar adrenalinë tek dashamirët e motoçiklizmit të cilët rreth 3000 shikues kishin zënë vendet e tyre në shpatijet e kodrinat për të parë nga afër këtë spektakël. Nën tingujt e muzikës, garuesit treguan rivalitet të madh sportivë, ndërsa organizatorët shtegun 6 km e kishin përgatitur për mrekulli. Musafirë të veçantë në këtë spektakël ishte presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe kryetari i FKK, Besart Baruti ku nga organizatorët u nderuan me plakata. Në një garë tejet interesante të cilat u zhvillua në tri kategori E1, E2 dhe E3 – u treguan cilësi të mëdha të garimit. Organizatori e drejtori sportive në Federatën e Motoçiklizmit, Alban Beqiri, ka theksuar. “Edhe një herë dëshmuam përgaditje e organizim profesional si nikoqirë të garave. Gjithçka ka shkuar siç kemi paraparë dhe jam shumë i lumtur që ka përfunduar kjo garë pa asnjë ekcesë”. Pozitën e parë në kategorinë E1 më i miri ishte Eurolind Morina. Në kategorinë E2 më i miri ishte Arbenit Beqiraj, ndërsa në Kategorinë E-3 më i miri ishte Elton Shevelli.

You Might Also Like