Gjilan

Ismajli vlerëson lartë punën e Komitetit konsultativ për personat me aftësi të kufizuara

Ismajli vlerëson lartë punën e Komitetit konsultativ për personat me aftësi të kufizuara

Gjilana, 5 tetor 2021 – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, e ka vlerësuar lartë punën e Komitetetit konsultativ për personat me aftësi të kufizuara.

Këtë vlerësim, Ismajli e ka bërë në tryezën e organizuar nga Forumi Kosova i Aftësisë së Kufizuar me temën “Bashkëpunimi institucional i nivelit lokal me organizatat për personat me aftësi të kufizuar, me fokus të vecantë në të gjitha të arriturat dhe sfidat e Komitetit Konsultativ dhe objektivat e tyre në të ardhmen”.

“Kudo që kam shkuar e kam thënë është që është Komiteti që e vlerësoj më së shumti, i cili e ka një koncept të qartë të punës, duke qenë insistues për realizimin e projekteve në interes të personave me aftësi të kufizuara. Jemi në përfundim të Fshatit të Lumtur, i cili do të përurohet së shpejti. Punët dhe kërkesat e Komitetit që u prezantuan këtu, me të gjitha kapacitetet jemi munduar t’i realizojmë si qeveri komunale, por që ky bashkëpunim do të thellohet në të ardhmen”, ka thënë Ismajli.

“Lutja ime për Shoqatat që merren me personat me aftësi të kufizuara është që të jenë në përkrahje të plotë të Komitetit konsultativ të personave me aftësi të kufizuara, sepse është re vetmja ombrellë për realizimi e kërkesave në shërbim të kësaj kategorie të shoqërisë”, shtoi ai.

Në takim kanë paraqitur punën dhe angazhimet, Anita Ademi në cilësinë e kryesueses së Komitetit, Fatmir Shurdhani, Bajram Spahiu, Sami Ahmeti, sikuse edhe kryetari i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu.

You Might Also Like