Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e rendit publik dhe të ligjit

Në vazhdën e takimeve që po realizon Drejtori i drejtorisë Rajonale në Policinë e Kosovës (DRP) -Gjilan Kolonel Agron RUKIQI me bashkëpunëtorë ka pritë në takim zyrtar kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan z. Ramiz Azizi me stafin e tij.

Kolonel Rukiqi e falënderoj kryetarin e Gjykatës z.Azizin, për bashkëpunimin që gjykata themelore në Gjilan ofron për Policinë e Kosovës.

Udhëheqësit e të dy institucioneve biseduan për tema që ndërlidhën me bashkëpunimin reciprok duke u dakorduar se ky bashkëpunim do të fuqizohet akoma më shumë në të ardhmen.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetët e përkushtuar në mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet me institucionin e Gjykatës.

Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët e saj.

You Might Also Like