Libri

NËNA MALLKONTE SARAJEVËN

Avdush Canaj
Sa herë merrte udhën
kah burgu,
ku m`i patën burgosur pranverat,
nëna ime,
heqte shaminë nga koka,
mallkonte Sarajevën:
Të daltë flaka, moj e zezë!
Zëri i saj si jehonë
më vinte në qeli.
Nuk shkoi larg,
Sarajevës doli tymi.
Dardanisë sime
i vinte era luftë.
Sarajevë, Burgu Ushtarak,
vjeshtë,1983

You Might Also Like