Sadullah Alidema, Gani Alidema dhe Halit Alidema , nga Pozharani i Vitisë, janë duke bërë përpjekje që nëpërmes gjykatave ta kthejnë pasurin e të parëve të tyre të konfiskuar më 1945 nga pushteti sllavo-komunist jugosllav. Por me gjithë përpjekjet e tyre ata ende nuk kanë arritur ta bëjnë këtë edhe pse për të kërkuar të drejtën e tyre pronësore për pronat që trashëgojnë edhe pse janë ankuar në gjykatat përkatëse .Ndërkohë ata thonë se ditë më parë AKP-ja ka nxjerrë në shitje përmes mjeteve të informimit edhe disa asete të cilat pretedon si i takojnë asaj e në mesin e këtyre pronave janë edhe disa prona hektarë toke të këtyre tri familjeve. Pronat janë tenderuar tender , në emër të ndërmarrjes bujqësore”Agromorava “ të Vitisë.
Në Korespodenturën tonë në Viti, Sadullahu ,Ganiu dhe Haliti, kanë treguar edhe një histori të shkurtër e kontesti rreth kësaj toke që nisi me 1945.”Xhaxhallarët tanë Misin Alidema përkatësisht Shaban Haliti gjyshi i Halit Alidemës , më 7 janar 1945 janë masakruar në Xhaminë e Pozharanit. Vetëm një vit më vonë Gjykata e Rrethit të Gjilanit, familjes Alidema ia konfiskon tërë pasurinë, përfshirë mullirin me katër gurë, 7,16 hektarë tokë, dy shtëpi , dy shitore dhe odën e quajtur ‘Kulla’, si dhe bagëtitë” në emër të dënimit si armiq të popullit, thonë ata . Ata thonë se tani pas çlirimit të vendit tonë kemi besuar se kjo padrejtësi që i ishte bërë familjeve do të ndreqej pas çlirimit të Kosovës.”Por Parlamenti i Kosovës nuk e pa të udhës që t’i shfuqizojë ligjet serbo-Jugosllave ”.
Në cilësinë e trashëgimtarëve të pasurisë së xhaxhallarëve të tyre të , Ganiu thotë se ka ushtruar padi kundër AKM-së në Gjykatën Komunale të Vitisë dhe Gjykatën Supreme të Kosovës, që në Vitin 2005.
“Gjykata supreme e ka kthyer në rigjykim lëndën në Gjykatën Komunale të Vitisë që nga 5 dhjetori 2005, por kjo gjykatë nuk e pa të udhës që ta caktojë asnjë seancë gjyqësore”.
Krejt çka u ka mbetur në dorë tani këtyre familjeve është t’u lutet atyre që janë të interesuar ta blejnë këtë pasuri , mos ta bëjnë, sepse këto prona janë Tonat thonë folësit tanë dhe se kurrë nuk do heqim dorë nga pronat tona!.
Ata shfaqën brengën se nga konteste të këtilla pronësore mund të vijë deri të vëllavrasja. “Nëse AKP-ja vërtet mendon ta shesë këtë pasuri ne do të ankohemi madje edhe deri në Gjykatën e Strasburgut…kemi dëshmitar të gjallë që flasin dhe dokumente origjinale që i posedon familjet tona shprehën bashkëbiseduesit tanë . Ata porosisin që mos të përsëritën edhe rastet e mëhershme kur ishin shitur më heret edhe pronat e “Zhitoprometit “ në këtë fshat. Aziz Zuka