LAJME

Lutfi Haziri flet për vitin e Idriz Seferit

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në 80- vjetorin e vdekjes së Kalorësit të Karadakut, Idriz Seferi, në një postim të tijin në facebook, ka theksuar se ky vit i kushtohet këtij heroi nga treva e Karadakut.

Këtë vit e kemi shpallur vit të kolosit të kombit, Idriz Seferi, në 80 vjetorin e vdekjes dhe 170 vjetorin e lindjes së tij. Kemi filluar shënimin e këtyre përvjetorëve me “Flakën e Janarit”, e do të vazhdojmë t’i shënojmë deri më 28 nëntor. Ky është vit i zbardhjes së historisë sonë përmes publikimeve, librave, monografive, këngëve e vargjeve për trimërinë e kryengritësve të Karadakut të Gjilanit për çlirimin e kryeqytetit të Kosovës së atëhershme, Shkupit. Edhe sot Shkupit po i afrohen ditët e bardha, kur shqiptarëve do t’i jepet atributi i shtetformuesit përmes rolit konstruktiv për një Shkup të barabartë. Për të gjithë ata që jetojnë aty. Po e përfundoj këtë status me thënien epike të kolosit Idriz Seferi: “U munova tanë jetën me çliru e bashku këtë vend, por po vdes me ixhram që nuk munda t’i baj tokat shqiptare Shqipni”.

You Might Also Like