Pas 5 ditësh pjesëmarrjeje në turneun “KUSHTRIMI CUP 2022” me grupmoshën e 11-vjeçarëve Klubi i Futbollit Koha është shpallur KAMPION i turneut edhe pse kishin shumë mungesa të futbollistëve në ekipin e tyre. Futbollistët e këtij ekipi fituan edhe shumë çmime individuale e ekipore. Lojtari më i mirë Diar Asani. Golashënuesi më i mirë Diar Asani me 7 gola. Talenti premtues Albi Sherifi. Portieri më i mirë Amar Halili. Mesfushori më i mirë Hënor Gagica. Mbrojtësi më i mirë Marson Ahmeti. Sulmuesi më i mirë Uvejs Halili. Trajneri më i mirë Arben Zeqiri. Ekipi KAMPION SH.F. “KOHA” U11. Të gjithë futbollistët u shpërblyen me mirënjohje, medalje e kupa. “Falënderime të përzemërta prindërve dhe tërë komunitetit tonë, për mbështetjen e vazhdueshme e veçmas futbollistëve për angazhimin e kontributin e madh që e patën nga muaji Janar duke mos pushuar për asnjë javë të vetme vetëm që të kemi suksese të tilla… Urime e suksese në vazhdim për të gjithë futbollistët tonë!”, ka thënë Arben Zeqiri, kryetrajner në Shkollën e Futbollit Koha.