Gjilan

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan shpalli konkurs për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor për vitin akademik 2022/2023.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2022/2023, do të regjistrojë 495 studentë të rregullt në studime baçelor.

Nga numri i përgjithshëm i  përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë.

Në bazë të kuotave të përcaktuara nga MAShTI, UKZ mund të pranoj edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2%, kandidatë të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende .

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MAShTI, mund të pranohen edhe 2% e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, kurse kandidatë nga Mali i Zi mund të pranohen 1%, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Kandidatët nga Shqipëria, mbështetur në marrëveshjen e datës 20.06.2022 e lidhur ndërmjet dy ministrive respektive, mund të regjistrohen edhe në kuadër të numrit të përgjithshëm të studentëve me kushte të barabarta me ata kosovarë.

Universiteti do t’i ketë në konsideratë në mënyrë të veçantë edhe kandidatët me nevoja të veçanta të cilët e kalojnë pragun e provimit pranues.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka”  kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, oraret do të jenë si në vijim:

  1. Aplikimi në platformën online uni-gjilan.net hapet prej datës 12.07.2022 deri më datë 20.07.2022 në ora 16.00.
  1. Ditën e parë të konkursit, me datë 12.07.2022, aplikimi online do të funksionalizohet nga ora 10:00.
  1. Dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 12.07.2022 deri më datë 20.07.2022 duke përfshirë edhe ditën e shtune. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personel i administratës së fakultetit përkatës.
  1. Më 21.07.2022 do të publikohet në ueb-faqen e universitetit lista e kandidatëve dhe sallave ku do të mbahet provimi pranues.
  1. Provimi pranues mbahet më 22.07.2022 sipas orarit si në vijim:

Grupi I.

  1. Fakulteti i Edukimit – baçelor më datë 22.07.2022 në ora 9:00

Grupi II.

  1. Fakulteti i Juridik – baçelor më datë 22.07.2022 në ora 11:00

Grupi III.

  1. Fakulteti i Ekonomik – baçelor më datë 22.07.2022 në ora 11.00

Grupi IV.

  1. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – baçelor më datë 22.07.2022 në ora 13:00

You Might Also Like