Gjilan

PDK ngushëllon familjen Ferati

Telegram ngushëllimi
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe komunitetit artistik, për ndarjen nga jeta të Nehat Feratit.
Nehati ishte Drejtor i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ‘Gjilani’. Ai i kontribuoi jetës kulturore artistike, e në veçanti asaj lokale, duke i sjellë shumë çmime me renome qytetit tonë, përmes artit e muzikës.
Ikja e tij nga kjo botë do të lë boshllëk të përhershëm tek të gjitha ata që e njihnin, por mirësia e çiltërsia e tij do të rrojnë përherë, e përmes së cilave do të kujtohet.
U prehsh në paqen e përjetshme!

You Might Also Like