KRONIKË E ZEZË

Për posedim të substancave narkotike 30 ditë paraburgim

Gjilan, 05.08.2022 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit K. B.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.08.2022, rreth orës 08:30 minuta, në rrugën “Idriz Seferi”, gjatë kontrollimit nga zyrtarët policorë, tek i njëjti janë gjet dhe sekuestruar, një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë 1.4 gramë, një qese e plastikës me peshë 29.6 gramë dhe një qese me sasi 56.1 gramë. Gjithashtu janë gjetur edhe një peshore elektronike – digjitale, një mulli për bluarje të Marihuanës, një sasi e qeseve të vogla që shërbejnë për paketim të narkotikëve dhe një telefon celular.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave

psikotrope dhe analoge, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke marr parasysh rrethanat dhe mënyrën në të cilat është kryer vepra penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

You Might Also Like