KULTURA

DITËT E MËRGATËS NË PRESHEVË

DITËT E MËRGATËS NË PRESHEVË

Manifestimi tradicional “Ditët e Mërgatës 2022” përfundoi me sukses. Në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, organizuam evenimenti multikulturor me rëndësi për kulturën në përgjithësi.

Këto dy ditë ishin të pasura me aktivitete të shumta dedikuar mërgimtarëve tanë që jetojnë dhe punojnë në shtetet perëndimore. Pati edhe ekspozitë nga piktorët preshevarë Shqipërim Fejzullahu Fitore Fejzullahu , Leoneta Abdyli, Pashije Murseli dhe Hatixhe Ibrahimi.
Po ashtu me pjesëmarrjen e tyre në program na nderuan edhe artistë e këngëtarë nga Republika e Kosovës Republika e Shqipërisë dhe RV Maqedonisë të cilët i dhanë shije artistike programit.

Shtëpia e Kulturës edhe vitet e ardhshme do të organizojë këso tubime për t’i respektuar mërgimtarët tanë që janë artetia kryesore e Luginës.
Paçin shëndet dhe jetë të gjatë mërgimtart tanë…
UD. KUJTIM SADRIU

 

You Might Also Like