Futboll

Penalltia në kohën shtesë e shpëton Dritën

Ka përfunduar ndeshja Drita – Ferizaj, e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 13-të në Albi Mall Superligë, ka përfunduar me fitore të vendasve.

Besnik Krasniqi realizoi golin e fitores nga pika e bardhë, në minutën e 94-të të ndeshjes.

Ishte Almir Ajzeraj që u pengua në zonë, ku edhe u akordua penalltia.

Është kjo një fitore mjaft e mundimshme e Dritës, por me rëndësi shumë të madhe.

“Intelektualët” mbeten në pozitën e parë në tabelë me 30 pikë, teksa “Ujqit” momentalisht kanë tetë sosh në vendin e fundit.

You Might Also Like