Arion Ymeri, portier i Drenicës, ka qenë lojtari më i pafat në ndeshjen Drita – Drenica, e cila ka përfunduar me rezultat 2:1 në të mirë të ekipit vendas. Ka qenë pikërisht goli i dytë i Dritës që ka vendosur epilogun e kësaj ndeshje, kurse shkaktar i këtij goli ka qenë pikërisht portieri Arion Ymeri.
Në një harkim të Livorekës nga e majta, portieri Ymeri duke dashur që të dëboj topin mbi transversal në mënyrë të pakujdesshme e ka futur në rrjetë. Për të qenë edhe më keq, edhe te goli i parë pati hise një bashkëlojtar i tij nga reparti i mbrojtjes.
Humbjen e Drenicës, më së vështiri duket se e ka përjetuar pikërisht Ymeri, i cili është ngushëlluar nga bashkëlojtarët e tij, trajnerët, por edhe nga ekipi i Dritës, ngase gabime të tilla në futboll janë të mundshme dhe mund t’i ndodhin gjithkujt./Kryelajmi/.