OPINION

Dorëzimi i mandateve të deputetëve të listës serbe, mundësi e mirë për ndryshimet kushtetuese

Pas gjithë këtyre zhvillimeve politike në vend dhe acarimet në veriun e Kosovës, asnjëherë nuk duhet shikuar vetëm njërën anë. Dorëzimi i mandateve të deputetëve të listës serbe, jep mundësinë që vendi të shfrytëzojë këtë vakum kushtetues dhe me urgjencë të marrë masat e saj për ndryshimet kushtetuese, pasiqë dy të tretat e minoriteteve janë të mundshme të plotësohen edhe pa minoritetin serb. Ky opsion është i mundur nëse lista serbe refuzon të plotësojë numrin e deputetëve qe do të kërkojë KQZ, dhe më pas Kushtetuesja jep mendimin e saj se nuk paraqet probleme mungesa e një numri të deputetëve, dhe Kuvendi mund t’a vazhdojë punën dhe të marrë vendimet e saj pa asnjë problem. Ky shans është dhënë një herë, dhe nëse nuk shfrytëzohet kësaj radhe për ndryshimet e kërkuara kaherë nga shumica e qytetarëve të vendit, por që pengesë kanë qenë dy të tretat e minoriteteve, do të humbet një rast që vështirë do të përsëritet. Neni 65 [Kompetencat e Kuvendit] (2) vendos të ndryshojë Kushtetutën me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të tij, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara dhe të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë; Pra, KQZ do të ketë rolin pas zhvillimit të fundit, dhe nëse Lista Serbe nuk pranon të dërgojë emrat e rinjë të përfaqësuesve të tyre pas dorëzimit të mandatit të deputetëve që ishin deri më tani, ky problem do të bartet tek Gjykata Kushtetuese. Dhe nëse Kushtetuesja vendos që Kuvendi mund të funksionojë dhe marrë vendimet e saj bazuar në Kushtetutën e vendit, neni 65 pika 2, ku thuhet shprehimisht “deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara”, i bie se ndryshimet mund të mirren edhe pa këta deputetë. Gjithsesi kjo mbetet të shihet, pasiqë zhvillimet në vend janë shumë dinamike.

Autor: Msc. Skender Berisha

You Might Also Like