Në një ambient pune e festiv, në praninë e kryetarit të AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj sot është formuar dega e AAK-së, në Sankt Augustin të Gjermanisë.
Në këtë ceremoni morën pjesë shumë figura të këtij subjekti politik, si: Ilmi Mustafa anëtar i kryesisë, Pleurat Berisha kordinator për Baden Wurttemberg dhe Visar Gashi anëtar i kryesisë së degës së Heilbronn-it.
Dega e AAK-së në Sankt Augustin i është besuar Driton Malaj, kordinatorë është përzgjedhur Blerim Krasniqi, ndërsa sekretar i këtij subjekti politik është Blerim Krasniqi.
Anëtar të AAK-së në Sankt Augustin janë zgjedhur: Sami Muqaj, Florim Thaqi, Kujtim Berisha dhe Safet Gashi.