Futboll

Karakteristikat e veçanta të botërorit në futboll“Katari 2022”, pas raundit të dytë të grupeve

Karakteristikat e veçanta të botërorit në futboll“Katari 2022”, pas raundit të dytë të grupeve:

1. Trajneri brazilian , Adenor Leonardo Bacchi – Tite, ka akuzuar serbët: Luajnë për të vrarë!;
2. Çmenduri/ Sërbët këcënojnë ministrin e Kosovës Hakrullah Cekun;
3. Fansat Iranian të ekzaltuar pas fitores së tyre kundër Uellsit, festojnë me gazetarin izraelit;
4. Në stadiumet e Katarit është një dhomë e veçantë për të kryer ritualet fetare;
5. Lionel Messi është lojtari i parë që asiston në 5 kamiponate botërore;
6. Robert Levandovski ka shënuar golin e tij të parë në një botëror;
7. Golashënuesi i Gjermanisë kundër Spanjës, Niklas Fullkrug, gjysmën e karrierës e ka kaluar në rangun e dytë të futbollit gjerman;
8. Anglia asnjë fitore nuk e ka arritur në ndonjë botëror kundër Amerikës;
9. Shqiptarët kanë pushtuar Katarin edhe pa pasur Kombëtaren në Botëror. Flamuri kuqezi u pa edhe në ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës.
10. Në Serbi janë “bërë me hije”, e quajnë provokim edhe flamurin e Shqipërisë, pa pasur asgjë tjetër të përfshirë në të;
11. Çmenduri/ Qeveria e Iranit kërcënon lojtarët para ndeshjes me SHBA: Nëse nuk këndoni himnin, do ju torturojmë dhe burgosim familjet tuaja;
12. Ronaldo, si gjithmonë i etshëm dhe egoist për të shënuar. E quan golin e tij edhe pa prekur topin! Vrapoi si i çmendur për festuar;
13. Komentatori i RTK-së, Arben Berisha ka refuzuar t’u përmendë emrat serbëve në respekt të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë;
14. Xherdan Shaqiri ka injoruar pyetjet provokuese të gazetarit serb;
15. Mediumet serbe tashmë kanë filluar fushatën me provokime të ndryshme për Xhakën dhe Shaqirin, ndonëse ndeshja do të luhet të premten ndëmrjet Zvicrrës dhe shtetti fqinjë të Kosovës.

Fehmi Sylejmani

You Might Also Like