Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u shënua 28 Nëntori-Dita e Flamurit dhe 110 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Fillimisht, prej orës 12.00, në hollin e shtëpisë së Kulturës, u hapë Ekspozita personale e Grafistes, Pashije Murseli, e cila ishte pjesë përbërëse e aktivitetit qëndror. Në këtë ekspozitë morën pjesë dashamirë të artit dhe të pikturës Grafike.
Në fjalimin tim,fola për rëndësinë e aktiviteteve kulturore dhe se institucioni i tij, është i hapur për bashkëpunim. Znj. Pashie i dhurova një Mirënjohje për pjesëmarrje me ekspozitën e saj në aktivitetin Qëndror.
Prej orës 13.00, në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës, u mbajt aktiviteti për nderë të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit dhe 110 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në të cilën mori pjesë pushteti lokal dhe mysafirë të shumtë.
Aktivitetin në fjalë e shpalla të hapur, pas fjalës rasti patën edhe kryetari i komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi dhe kryetari i Kuvendit Komunal, z. Sami Salihu.
Pati recitime nga aktorët e Teatrit të Preshevës. Po ashtu, u ekzekutuan dy pika muzikore nga këngëtarët: Nefail Ibrahimi-Nefa dhe nga Bashkim Halimi.
Më pas pati pika muzikore nga Lahutarët e të gjitha trojeve shqiptare, të cilët e madhështuan aktivitetin. Kryetari i këtij grupi, z. Sokol Pllakolli, ia dhuroi Shtëpisë së Kulturës një Lahutë, ndërsa drejtori, Kujtim Sadriu i dhuroi Grupit të lahutistëve, Mirënjohje, për pjesëmarrje në aktivitetin e sotëm.
Kujtim Sadriu, drejtor në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krasnica” në Preshevë.