KULTURA

Burim Demiri nuk pajtohet me vendimin e kryetarit

Kjo është letra nga antari i komisionit, Burim Demiri:

REAGIM

Letër e hapur per z.Alban Hyseni: Kryetar… Kosova nuk mundet perjetoj fatin e Filmit “Mrrekullia ne Qeline e 7” sepse ajo eshte regji dhe skenar i shekullit kaluar …
*Të dashur Miq…në fillim të muajit Mars 2022 më kanë njoftuar nga DKRS Gjilan gjegjësisht Drejtori z.Zeqiri se jam përzgjedhur të jem pjesë e Komisionit Vlerësues për Thirjen Publike të datës 11.02.2022…me të marrur njoftimin se do jem në Komision kam vendosur që:me Organizatën “Zogj’t e Qytetit” mos të marr pjesë në këtë konkurs …(i kam shkruar email DKRS dhe egziston si argument) nuk them se kam bërë ndonjë gjest të madh por edhe i vogel jo sepse Organizatën të cilën e përfaqësoj është një nga Organizatat më reale që ka funksionuar në qytetin tonë…ndonese këtë fenomen nuk bazë ligjore që e ndalon me gjithate vendosa që mos të konkurojë për arsye subjektive dhe morale…

Me fillimin e punës sonë ne si KOMISION kolegialisht u dakorduam që të percjellim rregullat e punës në mënyrë strikte sipas kritereve ligjore…(duke besuar fuqimisht se po vendosim një standart të ri në këtë pjesë) duke besuar se Ligji mbi gjitha!
Shumica e projekteve që kishin aplikuar kishin probleme të mëdha të natyrave të ndryshme (dosjet egzistojne)…

Probleme të theksuara kishin në dokumentacione dhe kryesisht në mos rrespektim kriteresh …
Gjatë fazës së parë komisioni ka skualifikuar shumë projekte në mesin e tyre Shokun tim te ngusht F.Th. sepse ka pasur mungese dokumentacioni …është skualifikuar anëtari i familjes sime F.K sepse ka pasur mungesë dokumentacioni ,është skualifikuar shoku im më i ngushtë që punoj me të gati se qdo javë B.A si projekt jo i plotë dhe shumë të tjerë që unë i njoh gati se të gjithë (sepse ne jemi qytet i vogël dhe natyrshëm njihemi) dhe(nuk dua te përmend emra sepse sdua që ti bëjë pjesë të kësaj SHPIFJE)…

Tani disa Media kanë bërë punën e tyre ashtu si e kanë bërë duke u bazuar në shpifje dhe jo argumente dokumentive (ndonëse lehtësisht kanë mundur ti kenë)…dhe për këtë Fakt tashme jemi duke përgaditur Padi Për Shpifje mbi personalitetin tim…
-Kryetari Alban Hyseni u dorezua para presionit mediatik …
I dashur Alban: ”me pas kanë lehtë mu bo kryetar krejt ishmi bo” por përgjegjësia jote është që të përballosh shpifjet dhe ti ndjekësh e ti ndëshkosh ato dhe jo të dorëzohesh para tyre dhe të denigrosh njerëz me nivel siq ishim ne Komisioni i kësaj thirjeje …

Kryetar:me daten 29.03.2022 ora 20:28 shkrove një status në faqen tënde dhe ate jo nga zyra por nga një Lokacion tjetër(………………………)më të vërtetë atë ditë u bëre “HERO” i ditës duke konstatuar se Komisioni do të shkarkohet sepse ka argumente të mjaftueshme për të nisur gjithëqka nga fillimi …(juve me të vërtetë ju kemi zgjedhur Kryetar por kjo nuk do të thotë që ju të silleni si “Sulltan” karshi nesh “duke na gjykuar pa gjyq”…te pakten kishte me qenë e dinjitetshme që të na bëhet “Gjykim Ligjorë” e jo një “Gjykim Popullorë” ku ne si komision na “DENON POPULLI” dhe ju si prijës i POPULLIT merrni vendim në FACEBOOK …për mua personalisht ky vendim juve ju paraqet të papjekur për pozitën që mbani,dhe krenari të tepruar, fenomene këto që kanë pas edhe Kryetarët në të kaluarën…

I dashur Alban ju me të vërrtetë jeni Kryetar i Komunës por edhe une jam Artist i gjithë Komunes madje pa mandat,ju jeni shkolluar nga familja juaj por edhe unë kam studiuar me para të familjes sime ,per ty ndoshta kjo qështje është thjeshtë një proces i proceseve ditore por për mua dhe familjen time ndoshta është i gjithe investimi jetesorë andaj për mua është e pa pranueshme mënyra se si ju keni gjykuar dhe vepruar …
Alban u pafshim në ditë më të mira… Alban S. Hyseni

You Might Also Like