Kryetari i AAK-së në Gjermani, ka kujtuar 14 dhjetorin 2018, datë kur Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro, një abstenim, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.
Ligjet që u miratuan ishin: Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes , Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kryetari i AKK-së, në Gjermani, Ukë Blakaj, me krenari e nder të veqant, ka përkujtuar këtë ditë madhështore të Ushtrisë së Kosovës.
“Para katër vitesh Kuvendi mori vendim për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e cila është garancë për sigurinë e të gjithë qytetarve të shtetit të Kosovës. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili në atë kohë ishte Kryeministër i vendit, i ka meritat e pa-kontestuara për formimin e ushtrisë së Kosovës, i cili pati theksuar – “ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut”.