ARSIMI

Në Fulda të Gjermanisë rihapet Shkolla Shqipe, Ukë Blakaj uron nxënësit

Kryetari i Shoqatës Shqiptare “Kosova” në Fulda të Gjermanisë, njëherit edhe kryetar i këshillit të Shkollave Shqipe në Hessen, Ukë Blakaj, ka përgëzuar e uruar të gjithë nxënësit dhe prindërit për një fillim të mbarë. “I falënderohem dhe ju jemi mirënjohës pafund për të gjithë kontribuuesit e në veçanti Konsullit të Konsullatës së Kosovës në Frankfurt, Fidan Ibrahimin, si dhe përfaqësuesit të Shoqatës Shqiptare në Hessen, të cilët e mundësuan dhe po e bëjnë të pamundurën që ardhmëria jonë të ketë mundësi që të ruaj historinë, kulturën dhe gjuhën amtare shqipe, personalisht nga zemra ju uroj shumë suksese duke na bërë krenar në çdo segment të jetës. Urime e gëzuar”, ka theksuar Ukë Blakaj.

You Might Also Like