ARSIMI

Ligjëratë vetëdisuese me nxënës të Shkollës së Mesme Teknike “Qendra e karrierës” në Gjilan

Gjilan, 21 Qershor 2023

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, në vazhdën e implementimit të detyrave në kuadër të strategjisë së integruar të policimit në bashkësi, bashkë me përfaqësues nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan si dhe përfaqësues nga sektori i shëndetësisë familjare sot në shkollën e mesme teknike “Qendra e Karrierës” kemi mbajte një ligjëratë vetëdisuese kundër vetive deviante dhe negative si “abuzimit me substanca narkotike, duhanit, alkoolit , bullizmit, keqpërdorimit të rrjeteve sociale” etj.

Interesimi i nxënësve gjatë ligjërimit ka qenë mjaft i madh, nxënësit kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim e çfarë do dukurie negative në mesin e shkollës të tyre.

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, bashkë me pedagogët , profesorët e shkollave, prindërit dhe partnerët tjerë.

You Might Also Like