Futboll

Genc Sermaxhaj zëvendëson Brezart Ismajlin te gjenerata U17 e SC Gjilanit

Genc Sermaxhaj emërohet trajner në grupmoshën e 17 vjeçarëve. Si një ish-futbollist i klubit i cili e njeh mjaft mirë ambientin e punës, ai u prezantua para futbollistëve dhe nisi menjëherë punën me ta, duke zëvendësur Brezart Ismajlin, që dhe dorëheqje në xhiron e kaluar.
Duke ditur rëndësinë e kësaj grupmoshe që bën pjesë në gara nacionale dhe ato rajonale, puna dhe përkushtimi mbeten dy faktorë kryesor të cilët priten të kordinohen nga Sermaxhaj dhe bashkëpunëtori tij Etrit Gagica në këtë kampionat.
Intensiteti i punës do të shtohet gjatë ditëve në vijim, derisa në vikend na pret sfida ndaj A&N në kuadër të Superligës së Kadetëve dhe ajo tjetra nga GS. Gjilan në kuadër të Regjionit.
Duke i dëshiruar fat dhe suksese trajnerit Sermaxhaj në punën e re, gjithashtu inkuarojmë moshat e kësaj gjenerate të vazhdojnë punën me përkushtim, sepse zhvillimi i tyre mbetet prioritet i shkollës dhe klubit.
Shkolla e Futbollit SC Gjilani

You Might Also Like