Nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë marrë pjesë në një trajnim, i cili kishte të bëjë me ngacmimet dhe dhunën seksuale, dukuri kjo që jo rrallë ka prekur shoqërinë dhe mjedisin ku jetojmë.
Ky trajnim është organizuar nga Misioni i OSCE-së në Kosovë dhe në kuadër të këtij trajnimi janë mbajtur disa aktivitete me interes dhe që kishin për qëllim të çrrënjosin këto dukuri.