Kanë përfunduar dy sfidat e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Ashtu siç pritej Prishtina me lehtësi ka kaluar në finale pasi e ka mposhtur Vushtrrinë edhe në ndeshjen e kthimit me rezultst 6-0.
Kësisoj me rezultat 8-1 pas dy ndeshjeve Prishtina kalon tutje.
Hasan Hyseni, Mërgim Pefqeli, Bujar Pllana, Igball Jashari dhe Letroim Kryeziu me dy gola ishin realizuesit për kryeqytetasit.
Fitore në ndeshjen e dytë ka marrë edhe Gjilani që ka mposhtur Llapin me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi Arbnor Ramadani në pjesën e parë pas asistimit nga Përparim Islami.
Kësisoj Gjilani kalon në finale me rezultat të pëegjithshëm 3-1 pas 180 minutave lojë.