Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me bashkëpunëtorë, gjatë qëndrimit në Gjermani, ka vizituar Kompaninë “Bilall Gashi Garten- und Landschaftsbau” që drejtohet nga afaristi kosovar në Gjermani, Bilall Gashi nga Suhareka. Këtë vizitë e pari i AAK-së e ka bërë në kuadër të vizitave që po i bënë kudo nëpër Gjermani, kurse pas kësaj vizite, Bilall Gashi ka deklarur se kishin nderin e veçantë të shkëmbejmë disa fjalë të bukura me përfaqësuesit e Republikës së Kosovës, Time Kadrijaj dhe Lahi Brahimaj si dhe kryetarët e komunës së Suharekës dhe Rahovecit – Bali Muharremaj (Suharekë) dhe Smajl Latifi (Rahovec).
“Ju falënderojmë përzemërsisht për vizitën e shkëlqyer dhe ju urojmë suksese të vazhdueshme dhe shëndet në të ardhmen”, ka thënë Bilall Gashi.
Ukë Blakaj, kryetar i AAK-së për Gjermani, ka thënë se AAK-ja në Gjermani po bëhet adresë, besim dhe shpresë për t’u organizuar, për të kontribuar për proceset politike, ekonomike, kulturore e sportive në Kosovë, për të kontribuar për familjarët tanë, të cilët jetojnë në Kosovë. Ai tha se kontributi i bashkatdhetarëve në luftën çlirimtare, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës ishte i jashtëzakonshëm, prandaj kërkova që i tillë, duhet të jetë edhe tash për forcimin e shtetit të Kosovës, për zhvillimin ekonomik të saj, për përmirësimin e mirëqenies së motrave dhe vëllezërve tanë në Kosovë.