Pas Festës së Festës së Kurban Bajramit, ditën e premte do të tentohet shkarkimi i kryesuesit të Asamblesë në Gjilan, në dy seanca të jashtëzakonshme që priten të mbahen.
Seanca e parë mbahet nga ora 10:00 dhe në rend dite është: Miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026, derisa seanca e dytë do të mbahet nga ora 11:00 dhe në rend dite është shkarkimi i kryesuesit të Asamblesë Komunale të Gjilanit, Arianit Sadiku. Kjo vije si pasojë e prishjes së koalicionit LVV – PDK.