Gjilan

U pensionua Ejup Uruqi, drejtor i Shmu “Ibrahim Uruqi” dhe ish-shef i Arsimit në Gjilan

Në moshën 65- vjeçare është pensionuar punëtori arsimor Ejup Uruqi.

Ai për një kohë të gjatë kishte punuar mësimdhënës e më pas edhe shef i Arsimit në Drejtorinë Komunale në Gjilan, derisa së fundi ishte drejtor në Shkollën e Mesme të Ultë “Ibrahim Uruqi” në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Në një ceremoni përshëndetëse të mbajtur në hollin e shkollës në Bresalc, Ejup Uruqi për kontributin e dhënë është nderuar me mirënjohje nga drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, sikurse që është nderuar edhe nga mësimdhënësit, drejtor i të cilëve ishte deri dje.

You Might Also Like